ISSN 2306-0557
Home > Archives > VOLUME 6 / SEPTEMBER 2014 >

VOLUME 6 / SEPTEMBER 2014


VOL - 6 / 2014 - SEP


Download full issue

Barazia Gjinore dhe Edukimi Gjinor ne Arsim, Tregues i Rendesishem i Zhvillimit Social dhe Ekonomik te nje Shoqerie

Abstract

Integrimi gjinor ne arsim eshte tregues kryesor i zhvillimit social dhe economik te nje vendi. Gjithashtu, niveli arsimor, eshte nje tregues qe let per statusin e grave dhe vajzave. Arsimimi i tyre redukton trasmetimin e varferise nga brezi ne brez dhe rrit kapacitetin dhe potencialet e tyre per te kontribuar ne aspektet sociale, ekonomike dhe politike te zhvillimit kombetar. Arsimi gjithashtu eshte e drejte themelore e cdo individi dhe nje mjet thelbesor per arritjen e barazise gjinore, zhvillimit dhe paqes. Barazia ne hyrje dhe ne arritjen e kualiikimeve arsimore eshte e thelbesore, aq me teper nese grate do arrijne te realizohen e te behen agjente te ndryshimit. Arsimimi dhe lufta kunder analfabetizmit te grave dhe vajzave eshte nje element i rendesishem per permiresimin e shendetit, te ushqyerit dhe edukimit ne familje si dhe ne fuqizimin e grave per te marre pjese ne procesin e vendimarrjes ne shoqeri. Investimi ne arsimin formal dhe jo-formal si dhe ne kualiikimin e grave dhe vajzave, me nje peritim te larte ekonomik dhe social, ka vertetuar te jete nje nga mjetet me te mira per arritjen e zhvillimit dhe rritjes ekonomike konstante dhe te qendrueshme. Raliteti tregon se ne sektorin e arsimit, dhe jo vetem, ekzistojne pabarazi te konsiderueshme gjinore. Por eshte pikerisht nepermjet pjesmarrjes sa me te gjere te grave dhe te vajzave ne arsimim qe mund te arrihet minimizimi i pabarazise midis burrave dhe grave edhe shoqeri. Kerkimi yne shkencor mbi barazine gjinore dhe arsimin ka evidentuar se ne Shqiperi ashtu si dhe ne shume vende te tjera, arsimi me aspektet e tij te shumta si kornizat kurrikurale, arritjet akademike ne shkolle, frekuentimi i shkolles, trajnimi i mesuesve, mjedisi instituzional, etj., luajne nje rol te rendesishem ne promovimin apo trasmetimin e barazive gjinore. Qellimi i ketij artikulli eshte analiza e thelle e parimit te barazise gjinore ne kuadrin arsimor si dhe ndikimi qe ka ne shoqeri, duke konstatuar ne probleme te shumta qe meritojne vemendje dhe relektim nga te gjithe aktoret e sistemit arsimor.

Keywords

Barazia gjinore; Edukimi gjinor; Niveli arsimor; Integrimi gjinor;Politika gjinore; Stereotipe gjinore; Te drejtat e grave; Te drejtat e njeriut

Authors

Xhevdet ZEKAJ; Marsela TOPUZI; Aurela AGALLIU

Download Article

Creative Commons License
This work is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.
Warning: mysql_free_result() expects parameter 1 to be resource, null given in /var/www/journals/bjes.beder.edu.al/article.php on line 45