ISSN 2306-0557
Home > Archives > VOLUME 6 / SEPTEMBER 2014 >

VOLUME 6 / SEPTEMBER 2014


VOL - 6 / 2014 - SEP


Download full issue

Disa Çështje Themelore të Zhvillimit të Etno-Psikologjisë Shqiptare

Abstract

Në qendër të studimit me temë “Çështje themelore të zhvillimit të etno-psikologjisë shqiptare, vihen probleme që lidhen me zhvillimin e shkencës së etno-psikologjisë në Shqipëri. Për trajtimin e kësaj teme udhëhiqemi nga parimi i historizmit, duke e vlerësuar këtë si kërkesë për të shqyrtuar me objektivitet veçoritë etno-psikologjike
të kombit tonë, të cilat, parasëgjithash, janë produkt i kushteve shoqërore e historike dhe që ndryshojnë së bashku me to. Studimi merr shkas nga zhvillimet e vrullshme që ndodhin në shoqërinë e sotme moderne, nga kërkesa dhe përpjekjet për integrimin e shoqërisë shqiptare, nga nevoja për t’i shqyrtuar veçoritë etno-psikologjike të shqiptarit në kushte të reja historike, duke parë në mënyrë kritike mënyrën si kanë evoluar, cilat janë format dhe risitë e reja të shprehjes së tyre. Çështjet kryesore që trajtohen në këtë temë studimore janë: traditat kulturore të shqiptarëve, funksionet e vetëdijes kombëtare, veçori të temperamentit dhe të karakterit të shqiptarit, krenaria kombëtare, veçori të sjelljes dhe jetës psikike të bashkësisë etnike shqiptare, stereotipet e sjelljes së shqiptarit e të tjera, që e dallojnë atë nga nga popujt e tjerë. Tema ndërtohet mbi mjaft të dhëna e dokumente të shkruara, duke bërë analiza kritike e relektime realiste rreth trashëgimisë etno-psikologjike dhe duke patur
ambicie për ruajtjen dhe vazhdimësinë e saj në ardhmen. Ajo synon të orientojë drejt, sidomos brezat e rinj, duke përcjellë tek ata mesazhin për të njohur e mësuar më mirë historinë e popullit tonë, kulturën e tij shpirtërore, ruajtjen e origjinalitetit, të dokeve, zakoneve dhe tipareve të veçanta të personalitetit.

Keywords

Etno-psikologji; Tradita kulturore; Veçori të Temperamentit dhe të karakterit; Krenari kombëtare; Doke; Stereotipe të sjelljes e të tjera

Authors

Zenel ORHANI; Valbona MUÇA; Edlir ORHANI

Download Article

Creative Commons License
This work is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.
Warning: mysql_free_result() expects parameter 1 to be resource, null given in /var/www/journals/bjes.beder.edu.al/article.php on line 45