Familjet e mëdha në Elbasan dhe Kontributi i tyre në Rilindjen Kombëtare në Fund të Shek.XIX fillim të Shek. XX
Abstract
Familjet e Mëdha janë një kategori shoqërore historike, të cilat janë formuar gjatë rrjedhës së shekujve, si rezultat i ndryshimeve ekonomike-shoqërore. Gjatë historisë në Shqipëri ka pasur tipe të ndryshëm të familjes, që nga familja patriarkale e deri tek familja feudale, çifligare, borgjeze e mikroborgjeze, fshatare, punëtore etj., me zakone tradicionale krahinore e lokale. Në një periudhë të caktuar të historisë, gjatë sundimit osman, kanë qenë edhe "Familjet e Mëdha" ose "Oxhaqet", të cilat do të luajnë rol në zhvillimet ekonomike, politike e sociale të vendit. Origjina e tyre është e largët dhe mbase e panjohur mirë. Disa mund të jenë vazhduesë e familjeve fisnike të periudhës së mëparshme, por kjo nuk do të thotë që nuk janë krijuar rishtazi duke shfryëzuar mundësitë që iu jepte situata. Për të shkruar artikullin jemi mbështetur në burime arkivore dhe letërsi historiografike, të cilat i kemi parë në një kontekst të ri historik. Të tilla familje janë në Elbasan ajo e Biçakçinjve, Vërlaci, Kraosmani dhe Taushani. Këto familje kanë kontribut të madh gjatë Lëvizjes Kombëtare. Elbasani është shquar në një nga periudhat më interesante të historisë sonë të re, Rilindjes Kombëtare, për kontributin që ka dhënë në historinë politike e kulturore të Shqipërisë. Në të gjitha zhvillimet e kësaj periudhe, vepronte edhe një faktor tjetër i rëndësishëm, që padyshim ndërhynte në ngjarjet: bejlerët, feudalët çifligarë. Me ndikimin ekonomik, me ndikimin e tyre politik, si pranë Portës ashtu dhe pranë masave popullore të prapambetura, bejlerët qenë një faktor, pa të cilin nuk mund të shpjegohen dot ngjarjet që u zhvilluan në Shqipëri dhe në Elbasan, në veçanti, gjatë kësaj periudhe. Fakti që Lëvizja Kombëtare shqiptare gjente përkrahjen e bejlerëve liberalë të vendit, i jepte kësaj lëvizjeje një forcë që nuk e kishte në vendet e tjera ku haste në kundërshtim të hapur të këtij faktori, që mbante një qëndrim haptazi kundërshtues.
Keywords
Biçakçinjtë, Vërlaci, Lëvizje Kombëtare, Shpallja e Pavarësisë, klubet patriotike
Authors
Zhuljeta KADILLI
Download Article

This work is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.
Warning: mysql_free_result() expects parameter 1 to be resource, null given in /var/www/journals/bjes.beder.edu.al/article.php on line 45