
Ndikimet e Përmbajtjeve Audiovizive tek Publiku-Dhuna në Television
Abstract
Televizioni vazhdon të ruajë një nivel epërsie si medium masiv, edhe në kulmimin e plaformave të rrjetit. Misioni i televizionit, përtej funksionit si industri biznesi, fokusohet tek informimi, edukimi dhe argëtimi i publikut. Ekrani vazhdon të mbërthejë pas vetes breza të ndryshëm në Shqipëri, ndërkohë që shijet e audiencave janë të ndryshme. Në këtë aspekt, studimi i përmbajtjeve audiovizive merr një rëndësi specifike për të konstatuar efektet e drejtëpërdrejta dhe të tërthora që krijojnë te publiku. Sociologu i njohur i komunikimit Pierre Bourdieu theksonte faktin se në vitet 90' ndryshoi kursi i funksionit të televizionit. Programet e transmetimit, u fokusuan nga tematika me natyrë kulturore (Bourdieu, 1996), çka karakterizonte fillimet e tij, në ato programe që synonin të plotësonin shijet e publikut. Dhe një nga tendencat që u shfaq në fakt që në vitet '60 ishte prezenca e dhunës në filma, edicionet informative dhe emisione të ndryshme, me qëllim për të rritur audiencën. Një nga ndikimet më të ndjeshë që ka në public televizioni, prodhohet pikërisht nga dhuna në programet audiovizive. Në këtë studim fenomeni nuk trajtohet vetëm nga pikëpamja e cënimit të normave të etikës në përmbajtjet televizive, por edhe me gjerë. Studiuesit e komunikimit, sociologjisë dhe psikologjisë po e përcjellin herë pas herë alarmin e efeketeve të dhunës në media vecanërisht tek pasojat që shkaktojnë imazhet tek të rinjëtë dhe adoleshentët. Nga monitorimet e kryera në edicionet e lajmeve dhe programme të ndryshme rezulton se dhuna pasqyrohet ne dy drejtime kryesore: në tekst ashtu edhe në imazhet e përmbajtjeve televizive. Ky studim përfshin dhe të dhënat e nxjerra nga monitorimi i disa programeve në televizionet kombëtare private sikurse janë Klan Tv, Top Channel dhe Vizion plus, të përzgjedhur për shkak të audiencës së lartë që i ndjek ato.
Keywords
dhuna, audience, media audiovizive-television, programacion, lajme, kodi i transmetimit, teori e kultivimit
Authors
Suela MUSTA
Download Article

This work is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.
Warning: mysql_free_result() expects parameter 1 to be resource, null given in /var/www/journals/bjes.beder.edu.al/article.php on line 45