
Mbi Tipologjitë e Trashegimisë në Qytetin e Elbasanit
Abstract
Jeta dhe përparimi i çdo shoqërie njerëzore mbështetet fort në arritjet dhe kulturën e shoqërive dhe brezave paraardhës. Kjo është e vërtetë edhe për shoqërinë tonë bashkëkohore. Në mjedisin që na rrethon, ruhen elemente të ndryshme dhe të shumta të trashëguara deri tek ne nga shoqëritë dhe brezat para nesh. Trashëgimia kulturore është një realitet dinamik, historik, sepse është një tërësi e hapur dhe jo e mbyllur dhe si e tillë jo definitive, por gjithnjë në zgjerim, sepse ajo vijon të jetë pjesë e gjetjeve të vazhdueshme në fusha të ndryshme. Trashëgimia kulturore e shek. XX, apo 'Trashëgimia Moderne' është një koncept i ri në sistemin e trashëgimisë kulturore shqiptare e më gjerë. Në se bëjmë një vlerësim të qytetit të Elbasanit (Elbasani si objekt studimi) gjatë periudhave të ndryshme historike vemë re ndryshime të mëdha sidomos në arkitekturë, mënyrën e jetesës, industrializim, urbanistikë, zhvillim ekonomik etj. Në Elbasan kemi dy tipologji të trashëgimisë. Elbasani është mjaft i pasur me objekte të trashëgimisë kulturore, por ka edhe prani të objekteve të periudhës komuniste. Kjo trashëgimi e krijuar veçanërisht gjatë kësaj periudhe mbart elementë të sistemit ekonomik e politik kur u krijua. Në tërësi ajo tregon jetën reale të qytetit në sistemin komunist. Për të shkruar këtë artikull kemi shfrytëzuar dokumente arkivore, literaturë historiografike dhe gjithashtu janë evidentuar në terren të objekte të kësaj periudhe. Në përfundim mund të pohojmë se tipologjia e trashëgimisë shpreh në të gjithë dimensionet periudhën së cilës i përket. Zhvillimi i shoqërisë, në cilëndo etapë, ka formuar një trashëgimi të pasur kulturore dhe të shumëllojshme. Kjo trashëgimi e pasur dhe me cilësi shumë të ndryshme duhet vlerësuar, studiuar dhe pse jo duhet të kthehet në impakt për zhvillimin e turizmit. Gjithashtu edhe veprat e krijuara sot, por që kanë vlerë arkitekturore duhet të jenë pjesë e trashëgimisë dhe të vlerësohen. I tillë është rasti i xhamisë së Ballies, që fitoi çmimin si objekti i kultit më i mirë në botë për vitin 2025.
Keywords
Elbasan, arkitektur¨, periudhë historike, trashëimi kulturore, trashëgimi modern
Authors
Zhuljeta DAJA
Download Article

This work is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.
Warning: mysql_free_result() expects parameter 1 to be resource, null given in /var/www/journals/bjes.beder.edu.al/article.php on line 45