ISSN 2306-0557
Home > Archives > VOLUME 28 / JUNE 2024 >

VOLUME 28 / JUNE 2024


VOL - 28 / 2024 - JUNE


Download full issue

Ndikimi i Ndryshimeve Ligjore ne parandalimin e Dhunes ne Familje

Abstract

Dhuna në familje është një fenomen tepër i përhapur në Shqipëri. Statistikat tregojnë shifrat alarmante të ushtrimit të dhunës përgjithësisht ndaj bashkëshorteve apo fëmijëve. Në Shqipëri, kjo problematikë ka qenë gjithmonë shumë e përhapur, por për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit, mangësive dhe procedurave të tej zgjatura në drejtësi, mungesës së mbështetjes nga organet shtetërore me programe të përshtatura për klasat e dhunuara etj. dhuna ndaj anëtarëve të familjes ka mbetur përherë në numra të kufizuara raportimi. Ky punim synon të analizojë konturën ligjore të mbrojtjes ndaj dhunës në familje në shtrirje kohore nga viti 2006 që përkon me ligjin e parë �Për masat e dhunës në marrëdhëniet familjare� e deri në ndryshimet e fundit të Ligjit Nr. 125/2020. Pra, do të vihet në dukje nëse ka pasur apo jo mbrojtje më të gjerë të të dhunuarve në familje, dhe nëse po, cilat kanë qenë këto mbrojtje ligjore apo mekanizma institucionalë, duke zhvilluar kështu një diskutim krahasimor vetëm mbi bazë teorike. Ky punim do të përpiqet që të paraqesë një tablo mbi zhvillimet e mundshme pozitive apo negative që kanë sjellë ndryshimet ligjore ndër vite. Duke qenë se nuk do të preket ndikimi i tyre në praktikë, konkluzionet e arrira në këtë punim mund të kenë nevojë për kërkime dhe studime të mëtejshme.

Keywords

Authors

Esmeralda Dema

Download Article

Creative Commons License
This work is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.
Warning: mysql_free_result() expects parameter 1 to be resource, null given in /var/www/journals/bjes.beder.edu.al/article.php on line 45