ISSN 2306-0557
Home > Archives > VOLUME 27 / DECEMBER 2023 >

VOLUME 27 / DECEMBER 2023


VOL - 27 / 2023 - DECEMBER


Download full issue

Arsimi në Shqipëri në Periudhën 1912-1939, si e Drejtë dhe Detyrim

Abstract

Arsimi është baza dhe themeli i personalitetit të individit dhe si i tillë ai duhet t'i shërbejë atij për qëllime avancimi dhe përmirësimi, duke e përgatitur individin për një të ardhme të panjohur, kështu duke e bërë një person të pajisur me njohuri, me qëllim që t'i përshtatet me lehtësi shoqërisë e cila është gjithnjë në ndryshim e sipër. Arsimimi nga ana tjetër si një nga të drejtat themelore të njeriut, është një nga elementet bazë për t'i dhënë mundësi që të bëjë më të mirën me jetën e tij. Nëpërmjet këtij artikulli synojmë të japim evoluimin e arsimimit në Shqipëri nga Shpallja e Pavarësisë deri në pushtimin fashist 1939. Arsimi në Shqipëri përgjatë periudhës 1912-1939 ka pasur problematika, të cilat ishin pasojë e zhvillimeve ekonomike dhe politike të vendit. Kjo është një nga periudhat e rëndësishme në historinë e arsimit shqiptar. Megjithatë falë atdhedashurisë dhe punës së palodhur të intelektualëve pati arritje të mëdha. E rëndësishme është se në këtë periudhë arsimimi u bë pjesë e së drejtës legjitime të njeriut dhe për këtë mjafton të shohim legjislacionin në fuqi, i cili filloi të bënte pjesë të tij këtë të drejtë. Në këtë kontekst u bënë përpjekje të shumta për hapjen e shkollave, hartimin e programeve të reja, dhe mbi të gjitha për mësimin në gjuhën shqipe, të cilat çuan në zhvillime cilësore të së drejtës për arsimim. Për të shkruar artikullin jemi mbështetur në literaturë historiografike dhe në dokumente arkivore. Në përfundim mund të pohojmë se shteti dhe shoqëria bëri përpjekje për arsimimin e shoqërisë, duke e vlerësuar si të drejtë dhe detyrim për qytetarët e saj. Sigurisht, mund të mos ishin të mjaftueshme, por gjithsesi hodhën bazat e arsimit dhe arsimimit në Shqipëri

Keywords

Arsimim, Legjislacion, Shqipëri, Shkollë, 1912-1939

Authors

Zhuljeta Daja

Download Article

Creative Commons License
This work is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.
Warning: mysql_free_result() expects parameter 1 to be resource, null given in /var/www/journals/bjes.beder.edu.al/article.php on line 45