Impakti i Fëmijëve me Çrregullime të Zhvillimit tek Motrat e Vëllezërit e Tyre
Abstract
Të gjithë pjesëtarët e familjes ndikohen kur kanë pranë një fëmijë me çrregullime. Marrëdhënia mes motrave e vëllezërve është një ndër marrëdhëniet më të rëndësishme, dinamike, ndikuese dhe afatgjatë në jetën e individit (Cox, Marshall, Mandleco, & Olsen, 2003). Kur mendohet mbi domethënien dhe rëndësinë e marrëdhënieve mes motrave e vëllezërve, një ndryshim në shëndetin apo funksionimin e fëmijës mund të ndikoje mbi motrën a vëllain e tij/saj. Shumica e studimeve dhe e kërkimive mbi familjen janë fokusuar rreth prindërve, por kohët e fundit janë rritur interesat mbi ndikimin dhe efektet e individëve me aftësi të kuizuara tek motrat e vëllezërit. Nga shumë studime ka shumë të dhëna kontradiktore; disa tregojnë efekte dëmtuese ndërsa të tjerë tregojnë impakte neutrale ose pozitive. Fokusi i këtij studimi metaanalitik është tek motrat e vëllezërit e fëmijëve me çrregullime të zhvillimit, ku do të mblidhen të gjithë faktorët që ndikojnë në problemet përshtatjes së këtyre fëmijëve (psh emocionale, të sjelljes, vetëkonceptit) e më pas në gjetjen e mënyrave më optimale të trajtimit.
Keywords
Çrregullime të zhvillimit; Motra/vëllezër; Marrëdhënie;Aftësia sociale; Vetëkoncept
Authors
Irena XHAFERRI
Download Article
This work is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.
Warning: mysql_free_result() expects parameter 1 to be resource, null given in /var/www/journals/bjes.beder.edu.al/article.php on line 45