ISSN 2306-0557
Home > Archives > VOLUME 6 / SEPTEMBER 2014 >

VOLUME 6 / SEPTEMBER 2014


VOL - 6 / 2014 - SEP


Download full issue

Shërbimi Psikologjik në Shqipëri dhe Nevojat Psikologjike tek Shqiptarët Ndër Vite (pas vitit 1990)

Abstract

Shqipëria si një nga vendet me tranzicion të zgjatur ka patur dhe zhvilluar problematikat e saj në planin psikologjik të cilat janë trajtuar speciikisht nga autorë të shumtë ndër vite. Artikulli në vijim bën përpjekje për ti paraqitur ato së bashku dhe në vijimësi për të ruajtur paksa një vështrim sistemik dhe tërësor mbi këtë, në ruajtje të perspektivës se problemet psikologjike nuk lindin në vakum por formësohen si pasojë e kushteve të tjera me natyrë sociale, ekonomike, familjare, etj. Ai është gjithashtu edhe një tentativë krahasuese me atë se çka mund të ketë qenë problematikë me karakter psikologjik para vitit 1990 si dhe një tentativë identiikuese e nevojave psikologjike tek shqipëtarët më të spikatura gjatë tranzicionit duke përshkruar paralelisht edhe natyrën dhe speciikat e shërbimit psikologjik në Shqipëri gjatë kësaj periudhe. Metodat e përdorura në paraqitjen e të dhënave janë disa dhe artikulli përshkruan vetëm një pjesë të këtyre të dhënave pjesë e një studimi më të gjerë Ndër këto metoda janë pyetësorë dhe intervista të hapura me subjekte mbi 45 vjeç, intervista me profesionistë të fushës si dhe vëzhgime dhe statistika të kushteve social ekonomike në Shqipëri në këto vite. Është arritur të ndërtohet një piramidë e nevojave më të spikatura psikologjike të identiikuara më shumë tek shqiptarët në këto vite

Keywords

Sherbim Psikologjik; Nevoja Psikologjike; Shoqeria Shqiptare

Authors

Arbjola HALIMI

Download Article

Creative Commons License
This work is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.