ISSN 2306-0557
Home > Archives > VOLUME 6 / SEPTEMBER 2014 >

VOLUME 6 / SEPTEMBER 2014


VOL - 6 / 2014 - SEP


Download full issue

Studimet Sociologjike Duhet të Jenë sa më Pranë Qytetarëve dhe në Shërbim të Çështjeve Publike

Abstract

Në këndvështrimin e sociologut, në këtë artikull synoj të argumentoj se cili është roli i sociologëve të vërtetë në zhvillimin e një shoqërie, sidomos të një shoqërie si kjo e jona, në të cilën kurimi i “sëmundjeve” të shumta, është një nevojë urgjente. Për rrjedhojë nevoja për një analizë sociale bëhet edhe më e domosdoshme. Për ta njerrë më mirë në dukje rolin e sociologëve në funksionimin dhe zhvillimin e një shoqërie sa më të harmonishme e demokratike është e nevojshme të kujtojmë se çfarë studion sociologjia? Me pak fjalë, sociologjia është studimi shkencor i shoqërisë njerëzore, i grupeve të ndryshme sociale. Duke qenë se sociologjia si objekt kryesor të saj ka studimin e shoqërisë njerëzore dhe gjendjen e saj, atehere shoqëria shqiptare ka nevojë për sociologë, për një analizë të thellë të problemeve sociale. Situatat nëpër të cilat po kalon vendi ynë tregojnë qartazi se, krijimi i një
“diagnoze” për kurimin e shoqërisë sonë, kthimi i saj në një gjendje të shëndetshme është imediate. Këtë më mirë se sociologët e sociologjia nuk mund ta bëjë asnjë shkencë tjetër. Kjo, pasi objekti kryesor që sociologjia studion, është vetë shoqëria njerëzore dhe gjendja e saj.Zhvillimet dramatike ekonomike dhe reformat e thella sociale që janë ndërmarrë në vend gjatë tranzicionit kanë hapur shumë plagë sociale, e kanë bërë të pashmangshme nevojën e kurimit të tyre. Në këtë kontekst social përzgjedhja midis një disipline që formon kurues dhe një disipline që formon projektues e parandalues sociale, duhet të anojë nga e dyta. Në këto rrethana sociologjia dhe sociologët duhet të jenë më fatlumë. Për këtë nevojitet një perceptim më i drejtë i ploitikave sociale. Shërbimet riintegruese duhet të mbizotërojnë në raport me shërbimet rehabilituese. Mendimi ekonomik, perceptimi i politikave sociale duhet të mbështeten edhe në mendimin shoqëror, studimet sociologjike, mendimin e sociologut. Vetëm kështu
mund të hartohen politika të qarta për zhvillimin social të vendit, të projektohet një Shqipëri humane e sociale. Kërkesa shoqërore për mendimin sociologjik duhet të jetë përtej të sotmes, sepse vetëm kështu mund të inkurajohet oferta sociologjike në Shqipëri.Prestigji akademik dhe shoqëror i sociologjisë si disiplinë shkencore në vendin tonë duhet të jetë po aq i respektuar sa në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera perëndimore. Jo vetëm kaq, por edhe statusi profesional isociologut dhe nevojat për ekspertizën e tij duhet të kuptohen dhe vlerësohen edhe më mirë në një shoqëri si kjo e jona, e cila edhe sociologjikisht ka pësuar e po pëson një transformim të jashtëzakonshëm. Shoqëria shqiptare, ashtu si shoqëria amerikane dhe çdo shoqëri moderne, duhet ta ndjejë nevojën e sociologut, të dijes dhe të shërbimeve të vyera që mund të ofrojë ai.Përpunimi i ideve që lidhen me ripozicionimin e sociologut në tregun e punës, si dhe me rikonceptimin e studimeve sociologjike për të qenë ato sa më pranë qytetarëve dhe sa më shumë në shërbim të çështjeve publike, përbën sot një prioritet për studiuesit e shoqërisë shqiptare. Sot, pas gati 23 vitesh aktivitet degët e reja, të hapura rishtazi (ku bën pjesë dhe
sociologjia), jo vetëm do duhej të njiheshin mirë, por duhej të jepnin edhe kontribut për zhvillimet e vendit, duke iu dhënë tashmë statusin e profesioneve të airmuara.

Keywords

Shoqëri Njerëzore; Mendim Sociologjik; Zhvillim Social; Plagë Sociale; Disiplinë Kuruese dhe Parandaluese; Status Profesional; Shërbime

Authors

Nuredin ÇEÇI

Download Article

Creative Commons License
This work is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.