ISSN 2306-0557
Home > Archives > VOLUME 6 / SEPTEMBER 2014 >

VOLUME 6 / SEPTEMBER 2014


VOL - 6 / 2014 - SEP


Download full issue

Mesuesi si Punonjës Social dhe si Mësimdhënës: Sidë Për Programet e Mësuesisë

Abstract

Shkolla ka si mision kryesor pajisjen me dije, dhe përgatitjen e brezit të ri me aftësi dhe vlera duke krijuar një ambient motivues e përfshirës për të gjithë nxënësit, gjë që realizohet nga shërbimet e ofruara në shkolla, por në rradhë të parë nga mësuesit të cilët me qëndrimet dhe veprimet e tyre ndikojnë fuqimisht në edukimin e nxënësve. Mësuesi ka detyrë dhë përgjegjësi të ofrojë arsim, edukim dhe mundësi të barabarta për secilin nxënës, pavarësisht nga niveli ekonomik, prejardhja familjare ose niveli kulturor.
Kjo gjë kërkon një përgatitje më të mirë të mësuesve në programet e mësuesisë, ku shpesh mëshohet fakti i përgatitjes së tyre me aftësitë e nevojshme shkencore dhe metodike të lëndës së caktuar dhe jo aq sa duhet në krijimin e profesionistëve autonom dhe të aftë të relektojnë për të vepruar si punonjës social me klasën e tyre, për të punuar me eikasitet në një realitet për ditë në ndryshim. Mësuesit i duhet të trajtojë mjaft probleme të etikës në klasë, zgjidhja e të cilave varet nga mënyra se si ai i transmeton normat dhe vlerat e shoqërisë demokratike, sa i lidh këto dhe i trajton në një kuadër më të gjerë si janë familja dhe shoqëria e nxënësve. Diskutimi lidhet vecanërisht në rëndësinë që merr arsimimi i mësuesve të ardhshëm për të ndërtuar një mësim ku secili nxënës të ndjehet i mirëpritur, të marrë pjesë aktive në klasë, të trajtohet si individ i veçantë dhe në mënyrë të barabartë.
Mos respektimi i nxënësit dhe trajtimi i tij si një individ me probleme çon jo vetëm në uljen e dashurisë së tij për lëndën dhe mësimin në përgjithësi, por e bën atë të predispozuar për zhvillimin e problemeve te ndryshme psikologjike dhe sociale.

Keywords

Mesuesi; Mesimdhenie; Programet e mesuesise; Punonjes social

Authors

Elida TABAKU

Download Article

Creative Commons License
This work is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.
Warning: mysql_free_result() expects parameter 1 to be resource, null given in /var/www/journals/bjes.beder.edu.al/article.php on line 45